Hetemaj beson në fitore ndaj Romës
Mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj, beson se skuadra e tij Chievo mund ta mposhtë Romën.Në një konferencë për media të organizuar të enjten ai ka thënë se edhe një pikë e fituar do të jetë shumë e rëndësishme për skuadrën e Chievos.
Ndeshja ndërmjet Chievos e Romës zhvillohet të dielën në kuadër të xhiros së 26-të të kampionatit italian, Serie A.
“Roma ka një mesfushë të fortë dhe mund të them më të mirën në Itali. Për ne kjo është një lojë e rëndësishme dhe do të bëjmë përpjekje për ta fituar, sepse luajmë në shtëpi. Roma e di se do të duhet të luftojë shumë”.
“Ne po luajmë mirë, por mundemi edhe më mirë. Në fund të fundit, një pikë e fituar nga kjo ndeshje mund të jetë e rëndësishme”, ka thënë Hetemaj, njofton “tuttosport.com”.
Chievo zë vendin e 16-të me 25 pikë, kurse Roma është në pozitën e dytë me 49 pikë. /Koha.net/


