UBT

Hetem Jakupi kërkon nga policia dhe prokuroria hetimin e zjarreve të përsëritura, në disa fshatra të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Me një kërkesë urgjente Hetem Jakupi komandant i zjarrfikësve në Viti, ka kërkuar që të hetohen urgjentisht zjarret e përsëritura, në Sllatinë e Ulët, Remnik/Nasalë, Debëllde dhe Kabash.

Hetem Jakupi ka shkruar se prej disa ditësh, zjarrfikësit e NJPZSH në Viti po përballen me zjarre të përsëritura në:

  • Sllatinë e Ulët (te varrezat),
  • Remnik/Nasal,
  • Debelldë,
  • Kabash (te arena).

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha për fikjen e tyre, për pak kohë zjarret rishfaqen sërish. Kjo tregon qartë se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm.
Dyshohet se në këto raste mund të jenë të përfshirë edhe pronarë tokash, të cilët për interesa të tyre po i ndezin këto zjarre.

Eco Higjiena

Këto veprime kriminale po na shkaktojnë:

  • Lodhje dhe rrezik për shëndetin e zjarrfikësve,
  • Ndotje të ambientit dhe ajrit,
  • Shpenzime të mëdha të derivateve dhe dëmtim të automjeteve,
  • Rrezik të madh për qytetarët dhe pronat e tyre.

Kërkojmë me urgjencë që Policia, Prokuroria dhe organet e sigurisë të ndërmarrin masa konkrete për identifikimin dhe ndëshkimin e zjarrvënësve. Nuk duhet të tolerohet më asnjë rast i tillë, thuhet në kërkesën e komandantit të NJPZSH në Viti, Hetem Jakupi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.