Uji Dea

Heshtja – varri i zërit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zëri dhe heshtja
Janë lidhur në fytin e reve

Të bardha të zeza të fryra
Atje e kudo…….

Heshtja edhe zëri si elektrone
në bërthamën e reve

I sillen botes në ekuilibrin
e ditës dhe natës.

Mobi Casa

Zëri ndezë heshtjen
atje ku ndeshen majet e reve,
Shkrepëtin.

Heshtja varri i zërit….

Dr.Zef Mulaj