Mobi Casa

Heshtja për dy dekada, Albin Kurtit i vjen thirrja urgjente për Serbinë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

“Pa mëdyshje se është detyrim jo vetëm moral por edhe institucional i z. Kurtit qe sipas agjendës, në detyra parësore ta parasheh angazhimin e ekspertëve të drejtësisë për denoncimim e shtetit serb pranë organeve ndërkombëtare të drejtësisë, për krime lufte dhe gjenocid. Shteti i Kosovës ka resurse të mjaftueshme njerëzore nga fusha e drejtësisë për të paditur Serbin, por deri më tani ka munguar vullneti politik i ndikuar në mënyrë implicite apo eksplicite nga faktori ndërkombëtar, megjithatë oportunizmi i aktorëve deri me tani nuk mundë të justifikohet, pavarësisht rrethanave. Prononcimi i intelektualit serb Milosh Ceriq, nga pozita e shkrimtarit dhe aktivistit për të drejta të njeriut, se është obligim i shtetit të Kosovës që ta denoncoj Serbinë për krime dhe gjenocid, duhet të shërbej si shtytje për kryerje sa më par të obligimit ligjor dhe kushtetues”, thotë Bejta për “Kosova Sot Online”.

Drejtor i organizatës “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta, ka reaguar pas thirrjes që i ka drejtuar Qeverisë së re të Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti, shkrimtari serb dhe aktivist për të drejtat e njeriut, Milosh Çiriç.

Çiriç në prag të përvjetorit të 12 të shpalljes së pavarësisë ka uruar qytetarët e Kosovës, por njëherit i ka kërkuar edhe kryeministrit Kurti, që të padisë Serbinë për krimet e luftës dhe gjenocidin ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

“Kryeministri i ri nuk duhet të bëjë premtime që ai nuk mund t’i mbajë. Qeveria e tij e re ka detyrim moral ta bëjë pikërisht atë që është zotuar. Nëse jo, Kurti do të bëhet një udhëheqës tjetër i Kosovës që pështyn në fytyrat e panumërta të qytetarëve, vetëm për të shënuar pikë politike, siç ka bërë Presidenti Thaçi. Dërgojeni Serbinë në gjyq për gjenocid dhe krime lufte kundër popullit tuaj, zoti Kryeministër! Procesi është vonuar shumë”, ka thënë shkrimtari dhe intelektuali serb, Milosh Çiriç.

Uji Dea

Një thirrje e tillë sipas Jahir Bejtës, është aq serioze, sa që Qeveria dhe Kryeministri Kurti duhet ta marrin tepër seriozisht, për të mos e lënë në harresë sikur që vepruan qeveritë e të gjitha mandateve të kaluara, pasi drejtësia është në anën e Kosovës.

“Pa mëdyshje se është detyrim jo vetëm moral por edhe institucional i z. Kurtit qe sipas agjendës, në detyra parësore ta parasheh angazhimin e ekspertëve të drejtësisë për denoncimim e shtetit serb pranë organeve ndërkombëtare të drejtësisë, për krime lufte dhe gjenocid. Shteti i Kosovës ka resurse të mjaftueshme njerëzore nga fusha e drejtësisë për të paditur Serbinë, por deri më tani ka munguar vullneti politik i ndikuar në mënyrë implicite apo eksplicite nga faktori ndërkombëtar, megjithatë oportunizmi i aktorëve deri me tani nuk mundë të justifikohet, pavarësisht rrethanave. Prononcimi i intelektualit serb Milosh Ceriq, nga pozita e shkrimtarit dhe aktivistit për të drejta të njeriut, se është obligim i shtetit të Kosovës që ta denoncoj Serbinë për krime dhe gjenocid, duhet të shërbej si shtytje për kryerje sa më par të obligimit ligjor dhe kushtetues”, thotë Bejta për “Kosova Sot Online”.

E sa i përket kompensimit të dëmeve të luftës, sipas Bejtës është në detyrën e Qeverisë dhe Kuvendit që pa vonesë ta nxjerrin edhe ligjin e veçantë që e trajton këtë fushë.

“Sa i përket dëmshpërblimit, Kuvendi duhet të miratoj Ligjin për dëme të luftës, përmes të cilit do të mënjanohen paqartësitë eventuale për shqyrtimin e padive nga ana e gjykatave vendore, për faktin se kompensimi i dëmit bëhet përmes padive civile, madje individuale ashtu që secila palë dëmtuese duhet që ti prezantoj provat irelevante për dëmin e shkaktuar, por duhet marr për bazë edhe provat rrethanore duke pasur për bazë zhdukjen e shumë provave si pasojë e luftës”, deklaron Jahir Bejta, drejtor i organizatës për dëmet dhe krimet e luftës “Ngritja e Zërit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.