Fundamenti

Heshtja inkriminuese e Hashim Thaçit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Skandali i spiunazhit të ish-kryeministrit të Kosovës. Shtohet presioni ndaj kandidatit për president

Politikanë dhe analistë shprehen të shqetësuar me refuzimin e liderit të PDK-së për të sqaruar raportet e tij me Shërbimin Sekret Francez, duke kërkuar që ai të mos kandidojë, nëse nuk e bën transparente aktivitetin e tij në këtë drejtim

Eco Higjiena

Me gjithë vazhdimin e deklarimeve të ish- zyrtarëve të Shërbimit Sekret Francez, agjentëve të këtij shteti të angazhuar edhe në misionin ndërkombëtar të OKB-së në Kosovë, se gjithçka që është thënë rreth lidhjeve të kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, me Shërbimin Inteligjent të Francës është një e vërtetë zyrtare, ish- kryeministri i Kosovës, tanimë në pozitën e kryediplomatit të shtetit dhe kandidat për president, po vazhdon të heshtë rreth këtyre deklarimeve.

Sipas ekspertëve dhe përfaqësuesve të opozitës, një figurë e tillë politike, e përfshirë edhe në shërbimet e huaja sekrete, përveçqë duhet ta sqarojë pozicionin e vet, në asnjë mënyrë nuk bën për president të vendit. “Në atë moment që ish- kryeagjenti francez dha një deklaratë të tillë, Thaçi është dashur të deklarohej në lidhje me ato deklarata të ish- kryespiunit francez. T’i demantojë apo t’i pohojë. Sepse, një kryespiun i një shërbimi inteligjent nuk guxon të japë deklarata të tilla, nëse nuk janë të vërteta. Këto deklarata të tij e forcojnë edhe më shumë argumentin, që një njeri i kompromentuar, një mashtrues, gënjeshtar dhe një njeri që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme, nuk i duhet Kosovës në skenën politike, e aq më pak të jetë president i Kosovës”, tha analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.