GRANDEMALL

Heronjtë e pastërtisë së qytetit i gjen kudo

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Punëtorët e “Eco – Higjienës” mund t`i takosh kudo. Ata i gjen në çdo cep të qytetit duke pastruar. Një qytetar i moshuar derisa shikonte punëtorët e kësaj kompanie duke pastruar lumin “Mirusha” u shpreh:”Çka do të ndodhte po të mos ishin këta djem”.

Punëtorët e “Eco – Higjienës” lirisht mund të quhen heronjtë e pastërtisë dhe gjelbërimit të qytetit të Gjilanit. Ata i gjen në çdo cep të qytetit, i takon në çdo kënd ku ka gjelbërim, por edhe bërllok e papastërti.

Edhe të martën dy punëtor të “Eco – Higjienës” pastronin lumin “Mirusha”, eliminonin çdo bërllok të hedhur aty në lumin e kësaj përroske. “Ne ishim në Viti dhe e pam sesi kryetari i Komunës Sokol Haliti bashkë me punëtorët pastronte lumin “Morava” dhe tham pse nuk pastrojmë edhe ne” u shpreh njëri nga punëtorët.

FIDANISHTJA

Bajram Isufi drejtor i “Eco – Higjiena” tha për rajonipress se kjo kompani është e përkushtuar që qytetet e Anamoravës t`i mbajë të pastra dhe me një ambient të shëndoshë për qytetarët. “Punëtorët tanë ndodhen kudo dhe aty ku e kërkon nevoja dhe ku shohim se ka nevojë ne intervenojmë. Po intervenojmë në çdo vend ku ka mbeturina ose ku mund të ndotet ambienti” tha Isufi.

Një qytetar i moshuar gjilanas derisa vështronte punëtorët u shpreh me fjalët: “Çka do të ndodhte po të mos ishin këta djem. Unë këta i quaj heronj të vërtet” tha qytetari. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.