Herolind Shala shkëlqen me skuadrën e tij, i dhuron tre pikë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Herolind Shala ka shkëlqyer për skuadrën e tij, Slovan Liberec, duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores ndaj Pribram.

Shala shënoi golin e fitores në minutën e 41’të, pas një harkimi të Machuca. Njëherit, ky ishte goli pestë i Shalës këtë edicion në kampionat.

UBT

Pas kësaj fitoreje, skuadra e Shalës është ngjitur në pozitën e tretë me 39 pikë të tubuara.