RCCOLA

Herolind Shala shënon gol të bukur te Valerenga

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Herolind Shala po kalon nëpër një formë të lartë te skuadra norvegjeze, Valerenga.

Mesfushori shqiptar ka arritur ta kalojë në epërsi skuadrën e tij qysh në minutën e dytë, pas asistimit që pranoi nga Matthias Vilhjalmsson.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin me epërsinë e Valerengas, mirëpo në të dytë Haugesund e përmbysi epërsinë e vendasve.

UBT

Niklas Sandberg (48’) shënoi për ta barazuar rezultatin, ndërsa për 1-2 u përkujdes Kristoffer Velde (64’).

Skuadra e mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 26 pikë të grumbulluara në ligën ‘Eliteserien’. /Telegrafi/