Herolind Shala me gol niset për Kosovë
Herolind Shala ka shënuar në fitoren 2-0 të Vaalerengas ndaj Odds Ballklubb.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës tregon se është në formë fantastike para ndeshjeve të Dardanëve në nëntor.
Ai e gjeti golin e parë në minutën e 39’, dhe realizoi për 1-0.
Kurse për rezultatin përfundimtar 2-0 shënoi Matthias Vilhjalmsson në minutën e 86-të. /Gazeta Express/


