Mobi Casa

Herolind Shala kthehet nga lëndimi, gati për ndeshjet me Gjibraltarin dhe Malin e Zi

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme në muajin tetor.

Fillimisht me 10 tetor, Dardanët do të luajnë ndeshje miqësore me Gjibraltarin, ndërsa katër ditë më vonë luajnë për kualifikime me Malin e Zi.

Trajneri Bernard Challandes ka marrë një lajm jashtëzakonisht të mirë këtë fundjavë.

Njëri nga futbollistët kryesor të Kosovës në repartin e mesfushës, Herolind Shala është rikthyer nga lëndimi.

Uji Dea

Shala kishte thyer dorën javë më parë, çka i kishte kushtuar me humbjen e dy ndeshjeve të shtatorit ndaj Çekisë e Anglisë.

Mesfushori i Kosovës është aktivizuar në 25 minutat e fundit për skuadrën e tij Valerenga në duel me Viking.

27-vjeçari ka disa ditë që është duke punuar me grupin tjetër të skuadrës në stërvitje dhe nga java tjetër pritet të luajë titullar për Valerengan.

Shala pritet që të grumbullohet për dy ndeshjet e radhës të Kosovës, pasi është njëri nga lojtarët e preferuar të përzgjedhësit Challandes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.