Herolind Shala i entuziazmuar para ndeshjes, ka një mesazh për tifozët e Kosovës
Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala është tejet i entuziazmuar para ndeshjes së sontme me Bullgarinë.
Përfaqësuesja e Kosovës do t’i nis kualifikimet e Kampionatit Evropian, “Euro 2020” me një ndeshje kundër Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Zëri.
Ndërkaq, Shala i cili mbajti shiritin e kapitenit në miqësoren e së enjtes kundër Danimarkës ka ftuar tifozët e Kosovës për ta përkrahur sonte Përfaqësuesen në stadium.
“Fillojmë kampanjën kualifikuese për Euro 2020. Ju mirëpresim në stadiumin Fadil Vokrri për të përjetuar një tjetër natë të madhe”, ka shkruar Shala në rrjetin social, “Facebook”.
Ndryshe, ndeshja e sontme mes Kosovës dhe Bullgarisë do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45./Zëri/


