RCCOLA

Herolind Shala bëhet me klub të ri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Herolind Shala, është bërë me skuadër të re.Talenti shqiptar, është larguar përkohësisht nga skuadra e njohur çeke Sparta e Pragës, për t’iu bashkuar në një huazim gjashtë mujor ekipit tjetër të njohur çek, Slovan Liberec.

Këtë vendim Shala e ka marrë së bashku me klubin, për tu përshtatur sa më shumë në ligën çeke dhe për të luajtur rregullisht te Liberec, pasi një gjë te tillë te Sparta nuk e kishte të sigurtë.

Në një prononcim për Telegrafin, Shala, tregoi arsyejet e largimit nga Sparta.

“Nga tani e tutje jam pjesë e skuadrës Slovan Liberec si huazim deri në muajin janar”.

“Këtë vendim për largim nga Sparta e kam marrë së bashku me klubin, pasi kam dashur të luaj rregullisht dhe t’i përshtatem edhe më shumë ligë së Çekisë, dhe te Liberec e kam këtë mundësi për të luajtur”, thotë Shala për Telegrafin.

UBT

Herolindi ka pranuar huazimin e tij te Slovan Liberec, pasi Sparta e Pragës nuk e lejoi atë të shitej në skuadrat nga ligat tjera pasi besojnë fuqishëm tek ai, por e kanë huazuar vetëm për të marrë përvojën e duhur në futbollin çek.

“Kam pasur edhe oferta tjera që të largohem, mirëpo klubi ka refuzuar tjerat opsione dhe ka këmbëngulur që të qëndroj në Çeki dhe të luaj si i huazuar deri në janar”, tregon Shala.

“Për mua dot ë jetë një përvojë e mirë, pasi me Liberecin do të luaj rregullisht në kampionat por do të paraqitem edhe në Ligën e Evropës. Kam pasur nevojë të luaj pasi dua të shkoj në evropian me Shqipërinë dhe ndeshjet me Liberecin besoj se do të ma mundësojnë një gjë të tillë”.

“Jam në formë të mirë dhe besoj që do të kem sukses pasi synimi im është që të shënoj gola dhe të bëjë asistime për këto muaj para se të kthehem te Sparta”, tha Shala për Telegrafin.

Kujtojmë që Herolindi është transferuar gjatë muajit janar te Sparta e Pragës nga skuadra norvegjeze ODD Ballklub si lojtar i lirë, ndërsa ai është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. /Telegrafi/