Hidromorava

Herolind Ramadani i UBT-së, arkitekt në byronë “KOMPAS”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ndër qindra studentë të UBT-së të cilët janë punësuar ende pa i përfunduar studimet, është Herolind Ramadani, i cili aktualisht po e përfundon nivelin master të studimeve në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor.

Punën e vet prej arkitekti, ai po e zhvillon në byronë projektuese ndërtimore “KOMPAS”, në Gjilan, me ç’rast ka marrë pjesë në disa projekte të rëndësishme që janë realizuar në Gjilan, përfshirë këtu edhe projektimin e autoudhës Prishtinë-Gjilan.

Para punësimit, studenti Ramadani ka përfunduar punë praktike edhe në byronë projektuese inxhinierike “AE-ing”, në Gjilan.

HW

Për kontaktin e tij me tregun e punës, thotë se i ka ndihmuar UBT dhe profesorët, të cilët i kanë ofruar ndihmë dhe informacione në çdo kohë.
“UBT më ka bërë profesionist të mirë, andaj ndjehem i obliguar të jap shumë për urbanizmin dhe për arkitekturën në vend, por pse jo edhe jashtë Kosovës”, potencoi Ramadani.

UBT ka shkollën më të madhe të Arkitekturës në Kosovë dhe rajon, prej ku çdo vit dalin qindra studentë të diplomuar dhe të përgatitur plotësisht për tregun e punës, mbi 90% prej të cilëve gjejnë vende pune si arkitektë në Kosovë dhe jashtë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.