Heroinat e Newtownit
Me veprimet e tyre të guximshme, mësueset në shkollën Sandy Hook shpëtuan jetët e shumë nxënësve të tyre, edhe përkundër faktit se ato guximin e tyre e paguan me kokë. Dhe me të drejtë, ato sot nga shumë prindër të nxënësve të cilët i shpëtuan masakrës dhe nga shumë amerikanë konsiderohen si heroinat e Newtownit.
Dita filloi si çdo ditë tjetër në shkollën Sandy Hook, me ritualin e mëngjesit të thirrjes së nxënësve me emër.
Autobusët e verdhë arritën në parking para orës 09:00 dhe me dhjetëra mësimdhënës dolën për të pritur nxënësit.
Brenda shkollës njëkatëshe në shpatet e qeta të Connecticatit ishin të pranishëm të gjithë nxënësit. Dyert u mbyllen dhe u aktivizua sistemi vizual i sigurisë. Nëpërmjet altoparlantëve nxënësit u njoftuan se çfarë do t’iu shërbehet atyre në mensën e shkollës për drekë.
Në historinë moderne të sulmeve me armë zjarri në SHBA asnjë vend nuk u dëshmua si imun dhe këtë herë radha i erdhi shkollës Sandy Hook.
Që nga hapja e shkollës, në vitin 1957, nxënësit e saj i janë bindur një motoje të thjeshtë:”Mendo se mundesh. Puno me zell. Bëhu i mençur”. Më pas, në vitin 2010, shkolla angazhoi një drejtoreshë energjike, e cila shpesh ulej së bashku me nxënësit dhe e cila motos ja shtoi edhe një frazë:”Argëtohuni”.
Të premten, rreth orës 09:35, nga altoparlantët filloi të jehojë një zë i panjohur për nxënësit dhe u dëgjuan fjalët, “Ngrini duart lartë”.
Më pas u dëgjuan të shtëna dhe klithje. Nxënësit filluan të fshehën nën bankat e tyre. Të rriturit mbyllen dyert, u kthyen për tu përballur me nxënësit dhe pyeten vetën se si t’ia shpjegojnë nxënësve atë që nuk mund të shpjegohej.
Në bibliotekë, tre punëtorë të shkollës dëgjuan zhurmën dhe dërguan rreth 15 nxënës në drejtim të një sirtari në bibliotekë, i cili ishte i mbushur me serverë për kompjuterë. “Kapuni për duar. Mbani qetësi”, i tha një mësuese nxënësve. Ishin këta nxënës, në një vend të ndërtuar enkas për ta, të cilët nga frika filluan të bëjnë pyetje, ndërsa mësimdhënësit nuk e dinin se si tu përgjigjeshin. Mësuesit ju thanë nxënësve të mbyllin sytë dhe të jenë të qetë. Ata më pas morën një sirtar për libra dhe e vendosën para derës, duke improvizuar një barrikadë.
“Bëhet fjalë për një ushtrim”, tha punëtorja në bibliotekë, e quajtur Mary Anne Jacobs.
Ushtrime që i dinin, që i kuptonin. Ushtrimin e fundit e kishin zhvilluar vetëm disa javë më parë, nga mesi i tetorit, kur nxënësit dolën nga shkolla pa panik, duke vendosur njërën dorë në krahun e tjetrit për të formuar një rresht, që të gjithë me sy të mbyllur, përveç udhëheqësit të rreshtit dhe mësimdhënësit para tyre. Ushtrimi kishte zgjatur rreth 25 minuta.
Por zhurma që vinte nëpërmjet altoparlantëve po vazhdonte dhe të rriturit në bibliotekë ishin të mendimit se nuk ishte e sigurt dalja jashtë shollës. Jacobs vendosi se nxënësve ju nevojitej një shpërqendrim. Ajo gjeti letër dhe ngjyra dhe ja u shpërndau nxënësve, të cilët filluan të vizatojnë.
Në pjesën e përparme të shkollës, Victoria Soto, 27 vjeç, përpiqej të qetësonte nxënësit e saj. Më pas, ajo dërgoi nxënësit e saj në një banjë, përtej derës kryesore hyrëse në shkollë. Pasi që i futi të gjithë brenda dhe pasi që nuk kishte vend më, ajo vetë u largua nga aty. Një 20 vjeçar hyri në klasë dhe e vrau atë, për tu larguar më pas me shpejtësi nga aty.
“Ajo strehoi fëmijët në një vend të mirë, duke ju thënë se aty ishin të sigurt”, theksoi Robert Licata, prindi i njërit prej nxënësve të Sotos, që i shpëtoi masakrës.
Edhe të tjerët bënë të njëjtën gjë. Mësuesja e muzikës, Mayrose Krstopik, barrikadoi nxënësit e saj në klasë dhe bllokoi derën. Janet Vollmer filloi ti lexojë tregime nxënësve të saj. Mësuesja e artit, Virginia Gunn, kërkoi nga nxënësit e saj që të qëndrojnë të heshtur dhe shfrytëzoi telefonin e saj mobil, për t’i telefonuar policisë.
Dhe policia më në fund arriti të hyjë në shkollë. 18 fëmijë ishin vrarë në vendin e ngjarjes, dy të tjerë vdiqën më vonë në spital. Në vendin e ngjarjes u vranë edhe 6 të rritur.
Më pas, nxënësit filluan të dalin nga shkolla. Jashtë shkollës, 17 vjeçari Mërgim Bajraliu filloi të kërkojë motrën e tij, Vanesën, nxënëse e klasës së katërt. Në parking atij ju bashkuan edhe nëna dhe xhaxhai i tij.
Ata po prisnin jashtë, përderisa me qindra fëmijë parakaluan pranë tyre.
“Nëse do të mund ta përshkruaja me një fjalë, atëherë do të kishte qenë kjo fjala ferr”, tha Mërgimi.
Më në fund, pas 20 minutave, ai e pa motrën e tij, shëndosh e mirë, duke dalë nga shkolla me shokët dhe shoqet e saj të klasës. Ajo pa familjen e saj në parking dhe humbi vetëdijen në duart e nënës së saj.
Me veprimet e tyre të guximshme, mësueset në shkollën Sandy Hook shpëtuan jetët e shumë nxënësve të tyre, edhe përkundër faktit se ato guximin e tyre e paguan me kokë. Dhe me të drejtë, ato sot nga shumë prindër të nxënësve të cilët i shpëtuan masakrës dhe nga shumë amerikanë konsiderohen si heroinat e Newtownit.
Mbikëqyrësja kryesore e shkollave në Newtown, deklaroi menjëherë pas masakrës se “veprat e jashtëzakonshme të heroizmit nga ana e mësueseve kanë shpëtuar aq shumë jetë të nxënësve në ato momente”.