United Hospital

Heroi i Kosovës debuton me skuadrën e re

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Imran Bunjaku është hero i Përfaqësueses së Kosovës, falë golit të fitores historike ndaj Omanit 1:0. Mesfushori i talentuar, tani është pjesë e skuadrës zvicerane Schafhausen, që bënë gara në Challange League.

Talenti kosovar ka debutuar me ekipin e tij të ri në ndeshjen miqësore me Baselin, dhe është shumë i kënaqur me marrëveshjen e arritur, ku do të bartë fanellën e verdhë për një vit me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, transmeton Telegrafi.

Në një prononcim për Telegrafin, Bunjaku tregon për aventurën e tij të re me Schafhausenin si dhe arsyejen se pse e zgjodhi këtë skuadër, ku kaloi nga Grasshoppers.

“Unë kam qëndruar në Grasshopper që 13 vite, prej se kam filluar të luaj futboll dhe kam dashur të ndërroj ambient. Kam pasur disa probleme me lëndime por edhe minutat e pakta që i kam pasur më kanë detyruar që të ndërroj skuadër”, tha fillimisht Bunjaku për Telegrafin.

Uji Dea

“Arsyeja pse zgjodha Schafhausenin është se trajneri i skuadrës më ka kërkuar me ngulm, pasi beson në aftësitë e mija. Këtu do të kem hapësira të mëdha për të luajtur dhe kjo më nevojitet mua. Me Schafhausenin synoj të rikthehem në elitën e futbollit zviceran”, deklaroi gjilanasi.

Bunjaku është i kënaqur me pritjen që iu është bërë në klub dhe synon që pas Schafhausenit të bëhet me ndonjë skuadër të madhe.

“Jam shumë i kënaqur si me kushtet e ofruar ashtu edhe me pritjen në klub. Do të luaj këtu para se ta bëjë një hap të madh për ndonjë skuadër tjetër”, tha Bunjaku për Telegrafin.

22-vjeçari deklaroi se ndryshimi erdhi edhe për arsye se dëshiron të luaj sa më shumë që ta ruaj vendin edhe në Përfaqësuesen e Kosovës, ku është njëri nga lojtarët kyç të Albert Bunjakut në mesfushë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.