Hero dikur e hero sot
Nga Gani Sadiku – Sukseset e Kosovës padyshim se nuk janë suksese vetëm të një individi, por suksese dhe fitore të popullit, edhe pse disa figura shquhen si më markante gjatë ecjeve në histori.
Historinë nuk munden dhe nuk e kanë fatin ta bartin të gjithë, por një pjese bukur e mirë e tyre mbi supet e veta u rëndon barra e saj edhe pse gjatë kohës aktuale vështirë është të kuptohet dhe të ndjehet pesha e cila flenë te këta individ.
I tillë u bë edhe Fadil Vokrri, i cili me angazhimin e tij të dalluar, dhe me përkrahjen e institucioneve dhe krejt popullit, e udhëhoqi vendin tonë në rrugën e drejtë të sukseseve më të mëdha në historinë e sportit kosovarë.
Ky njeri i tillë ishte dhe mbeti sot e asaj dite, që prej kohës kur na gëzonte me golat e bukur që shënonte në kohën kur ishte sulmues në ekipin e Prishtinës. Historia ia ndryshoi rolet, por kurrë nuk ia hoqi barrën nga kurrizi, për ta dërguar vendin tonë në fushat e gjelbërta të shpresës së madhe europiane e botërore./rajonipress/


