Hera e fundit e Fjolla Morinës
Pak para lindjes së fëmijës së saj të dytë, këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Fjolla Morina ka sakrifikuar gjithçka për muzikën, për të lënë një gjurmë të fundit për këtë sezon, edhe pse është në momentet e shtatzënisë.
Thuajse pa fshehur aspak shtatzëninë e saj, Fjolla po realizon sekuencat e fundit të videoklipit të rradhës, një mënyrë kjo e cila synon ta mbajë ende në tregun muzikor, edhe gjatë kohës që do të jetë e dedikuar rritjes së bebes, ç’ka parashikon një shkëputje në kulmin e sezonit veror.
Ajo ka xhiriuar videoklipin e ri në një gjendje jo fort normale, duke ju referuar gjendjes së saj, por kjo është hera e fundit që shfaqet shtatzënë duke ju referuar imazheve video, para se të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe pritet të lindë.

