Uji Dea

Heqja e taksës çështje ditësh, reciprociteti në mjegull

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Heqja e tarifës 100 për qind ndaj produkteve serbe po shihet të jetë çështje ditësh, përderisa zëvendësimi i saj me reciprocitet ende mbetet çështje me pikëpyetje. Ndërkohë që kryeministri aktual Albin Kurti po zotohet se do ta zëvendësojë taksën me reciprocitet, ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett ka ripërsëritur kërkesën e SHBA-së që Qeveria e Kosovës ta heqë tarifën pa vënë kushte, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të këmbëngulë se tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Një gjë e tillë nuk po përkrahet nga bashkësia ndërkombëtare e sidomos nga SHBA-ja, të cilët po i kërkojnë në vazhdimësi Qeverisë aktuale për ta hequr taksën pa kushte.

Eco Higjiena

Njohësit e çështjeve politike, të cilët theksojnë se tarifa do të hiqet shumë shpejt, nuk janë shumë optimistë se në vend të saj mund të vendoset edhe reciprociteti pikërisht për shkak të presionit ndërkombëtar. Ata theksojnë se çdo veprim që do të merret nga kryeministri Kurti duhet të jetë në përputhje me qëndrimet e aleatëve të Kosovës.

Vlerësohet se vendosja e reciprocitetit do të ketë efekt politik, por jo edhe ekonomik sa ka pasur taksa, madje një masë e tillë mund të jetë vazhdimësi e ngecjes së procesit të dialogut Kosovë – Serbi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.