Mobi Casa

Hendbollistët e Zhegrës i tregojnë muskujt edhe në Vushtrri

/ 1 minutë lexim
17shkurt

Gjilan – KH Zhegra ka arritur të nxjerr barazim me Kosovën e Vushtrrisë me një rezultat 41-41 , edhe pse deri në fund të lojës ishte në epërsi.

Hendbollistët e Zhegrës kanë treguar një lojë shumë të mirë në takimin me Kosovën e Vushtrrisë si mysafire. Rezultati final mbeti 41-41 edhe pse gjatë tërë kohës zhegranët ishin në epërsi.

17shkurt

Lojtarët e KH Zhegra qysh në fillim të lojës janë angazhuar që të dominojnë me lojë dhe me aksione të shpejta. Ishin lojtarët e saj Gëzim Misini, Rinor Selmani, Dukagjin Azizi dhe portieri Arbër Berisha që i dhanë gjallëri lojës dhe aksioneve të shpejta.

Me këtë barazim KH Zhegra tani radhitet në vendin e katërtë , kurse këtë javë ajo luan si vendase me Prishtinën që konsiderohet edhe si derbi i javës./rajonipress/