Hendbollistët e Dritës të pa mposhtur
Skuadra e hendbollit Drita nga tri ndeshje të zhvilluara në Superligën e Kosovës në hendboll, ka arritur tri fitore duke dëshmuar se me të drejt “bardh e kaltërtit” e Dritës, po synojnë në këtë edicion të garave të dalin në kupat ndërkombëtare.
Viktimë e “bardh e kaltërve” sonte në Palestrën “Bashkim Selishta-Petriti”, ishin hendbollistët e Vushtrrisë ku u mposhtën me rezultat 33-25, ndërsa pjesa e parë 16-13.
Hendbollistët e Dritës me lojë të organizuar si në mbrojtje njashtu dhe në sulm, kundërshtarëve nga Vushtria nuk ju lanë hapësirë të rrezikojnë fitoren e tyre.
Ndër më të dalluarit ishin Sali Maxhera e Labinot Gubetini, ndërsa portieri Arbër Sylejmani edhe njëherë dëshmoi cilësitë e tija duke u bërë mur i pakalueshëm për mysafirët.
“Jam i lumtur për këtë fitore po mbajmë hapin me kreun e tabelës, jemi një skuadër që në këtë edicion do të bëjmë ç`mos që të dalim në arenën ndërkombëtare çka është edhe synimi ynë, ndërsa mysafirët nga Vushtria u paraqitën mjaft mirë Vushtrria është skuadër serioze por ne ja arritëm qëllimin tonë”, ka bërë të ditur kapiteni i Dritës, Arbër Sylejmani./rajonipress/

