FIDANISHTJA

Hendbollistet e Dritës sigurojnë mbetjen në Superligë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Hendbollistet e Dritës në qytetin e Istogut kanë zhvilluar ndeshjen e PlayOut-it, ne ballafaqim me hendbollistet e Prizerenit, duke ngadhënjyer me rezultat 23:36. Me këtë fitore hendbollistet e Dritës kanë arritur të mbijetojnë në Superligën e Kosovës në Hendboll, ky është një sukses i madh duke ditur vështirësitë financiare probleme te cilat e kanë përcjellur këtë klub gjatë gjithë kampionatit.

Drita kampionatin e rregullt e ka përfunduar në pozitën e parafundit në Superligën e Kosovës në Hendboll, ndërsa Prizereni ishte i renditur në pozitën e dytë në Ligën e parë të Kosovës.

UBT

Vashat e Dritës e filluan ndeshjen duke realizuar 5 gola ndërsa mysafiret asnjë, kjo diferencë e golave sa kalonte ndeshja rritej gjithnjë.

Hendbollistja më e dalluar tek Drita ishte Alketa Bahtijari me 12 gola të shënuar, e ndihmuar nga Bleona Rexhepi me 8 gola. Ndërsa, tek musafiret më e dalluara ishte Ilirijana Cakiqi me 10 gola. Pas kësaj fitore të rëndësishme, kryetari i klubit, Avni Bllaca, i gëzuar ka theksuar. “Jam shumë krenar me paraqitjen e hendbollisteve gjatë gjithë kampionatit, duke ditur vështërsit që na kanë percjellur. Një falënderim i veçantë shkon për trajnerin, Rifat Shabanin, mjekun Shefqet Mehmet, dhe gjithë stafin e klubit. Uroj që kampionatin e ri ta fillojmë më të përgatitur dhe kërkoj që klubit të hendbollit Drita, bizneset t’ju dalin në ndihmë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.