Hendbollistet e Dritës shkëlqejnë në Ferizaj
Në javën e 5-të, të Superligës së Kosovës në hendboll, hendbollistet e Dritës në Palestrën Sportive “Bill Klinton”, pas një loje të shkëlqyer në pjesën e dytë, kanë arritur ti mposhtin hendbollistet e Vjosës me rezultat 17-24.
Në pjesën e parë u zhvillua ndeshje e barabartë, por vendëset shkuan në pushim me rezultat 10-9.
Në pjesën e dytë hendbollistet e trajnerit Rifat Shabani, treguan lojë organizative me sulme efikase e me mbrojtje të mirë, duke arritë t`i shpartallojnë hendbollistet vendëse.
Në radhët e Dritës më efikasja ishte, Ermira Krasniqi, e cila shënoi 11 gola dhe ishte enigmë e pa zgjidhur për skuadrën vendëse.
Krasniqit me të madhe i ndihmuan edhe bashkëlojtaret e saja, B.Rexhepi me 5 gola të shënuar, ndërsa Kqiku, Rrudhani e Vokshi, arritën të përmbyllin ndeshjen me nga 2 gola.
Nga 5 ndeshjet e zhvilluara vashat e Dritës, kanë shënuar tri fitore duke u renditur në pozitën e 6 me 6 pikë.
Golashënuesja më e mirë e kësaj ndeshje, Ermira Krasniqi, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Ishte një ndeshje mjaft e pa qartë, skuadra e Vjosës u tregua skuadër mjaft e fort por së bashku me bashkëlojtaret e mija treguam karakter të fort dhe e deshëm më tepër fitoren, kjo fitore na bën që edhe më tepër në ndeshjet e radhës të mobilizohemi edhe më shumë”.
Ndërsa anëtari i kryesisë dhe sekretar i klubit, Avni Bllaca, ka falënderuar skuadrën mikpritëse.
“Ishin të gjitha kushtet të zhvillohet një ndeshje kampionale ashtu siç duhet, skuadra mikpritëse Vjosa ka bërë gjithçka të jetë në rregull dhe ne i falënderohemi për sportivitetin e tyre por edhe ndarja e drejtësisë nga arbitrat ka qenë në nivel”./rajonipress/


