HW

Hendbollistët e Dritës rikthehen në Superligë – shpallen kampion të Ligës së Parë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Hendbollistët e Dritës kanë arritur që pas dy vitesh të rikthehen në Superligën e Kosovës në hendboll, duke dëshmuar se kjo skuadër e ka vendin në elitën e hendbollit të Kosovës.

Nga 14 ndeshje të zhvilluara “bardhekaltërtit” e Dritës, kanë arritur të dalin fitimtar në të gjitha takimet duke shënuar rekord pa asnjë humbje. Në ndeshjen e fundit hendbollistët e Dritës mposhtën Lepencin e Kaçanikut me rezultat 41-36, edhe në këtë ballafaqim djelmoshat e Dritës dëshmuan se ishin të pa konkurrencë në këtë edicion.

Meritë kryesore për këtë triumf kanë të gjithë hendbollistët, por edhe kryesia e klubit e cila ka kontribuar të stabilizoj skuadrën me gjithë kushtet e vështira të cilat janë shfaqur gjatë tërë kampionatit sidomos ato financiare.

Uji Dea

Kryetari i klubit të KH Drita, Arsim Halimi, pas këtij rikthimi të suksesshëm të Dritës në Superligë është shprehu. “Ja kemi arritë qëllimin të rikthehemi në Superligë, rrugëtimi ka qenë shumë i vështirë, i përgëzoj të gjithë hendbollistët për kontributin e dhënë poashtu edhe kryesin e cila nuk ka kursyer asgjë për të mirën e klubit, ky sukses i dedikohet të gjithë dashamirëve të hendbollit Gjilanas”.

Hendbollistët e Dritës në fund të ndeshjes ju takoi Kupa e fituar si dhe u stolisën me medalje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.