KKVITI

Hendbollistet e Dritës pranë shuarjes

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Klubi i hendbollit Drita në konkurrencën e femrave, është para shuarjes, dhe vështirë se do ti fillon garat pranverore kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë para fillimit të kampionatit të Superligës së Kosovës në hendboll.

Skuadra e Dritës tani e një kohë gjendet në kushte të vështira materiale, por dëshira e madhe e hendbollisteve dhe stafit të këtij klubi kanë bërë që të mbijetojnë, por kësaj radhe gjërat janë përkeqësuar tej mase.

Me të mbaruar stinori vjeshtor, skuadrën e kanë braktisur 6 hendbolliste ndërsa njëra ndër hendbollistet ishte edhe hendbolliste e Kombëtares së Kosovës.

Dy nga këto hendbolliste janë angazhuar në klubin e Vushtrrisë, ndërsa 4 hendbolliste tjera kanë mbetur të gjejnë klub të ri në karrierën e tyre.

FIDANISHTJA

Skuadra e Dritës tani numëron 11 hendbolliste Seniore dhe 7 Kadete.
Kryetari në fuqi i këtij klubi, Avni Bllaca, është tejet i brengosur me gjendjen e klubit të Dritës
“Gjerë më tani kemi dhënë gjithçka nga vetja që të mbajmë klubin gjallë, si stafi njashtu edhe hendbollistet dhe trajneri, tek ne gjithçka ka qenë vullnetare por tani gjendja është vështirësuar edhe më tepër, tani na janë larguar 6 hendbolliste të skuadrës së parë ne nuk kemi pasur kapacitet t`i mbajmë ato, në stinorin pranveror kemi për ti zhvilluar edhe 10 ndeshje dhe ne nuk e dimë se si do t’ja dalim, por e vetmja shpresë është tek Komuna e Gjilanit për të na dal në ndihmë për këto 10 javë për ti zhvilluar, shpresoj shumë se edhe kësaj radhe Komuna nuk do ta lejon të shuhet klubi i këtyre talenteve”, ka bërë të ditur kryetari i KH Drita, Avni Bllaca.

Mjaft i mërzitur është edhe ikona e hendbollit të Gjilanit e trajneri i Dritës, Rifat Shabani, për gjendjen e klubit.
“Nuk mundem ta paramendoj shuarjen e klubit e t`i lëmë këto talente rrugës dhe t’ju shkurtojmë karrierën për shkak gjendjes së klubit, por shpresoj se komuna e Gjilanit do të na dal në ndihmë për të mos ju mbyllur shpresat këtyre talenteve të mëdha të hendbollit”.

Siç bëjnë të ditur, shumë hendbolliste janë deklaruar se me përmirësimin e kushteve në klub ato do të rikthehen në klubin ku filluan hapat e parë të hendbollit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.