RCCOLA

Hendbollistët e Dritës nuk qëndruan gjerë në fund

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Hendbollistët e Dritës kanë hapur javën e 8, në Superligën e Kosovës në hendboll, kësaj radhe “bardh e kaltërit” ishin nikoqire e skuadrës Kastrioti nga Ferizaj.

Ashtu siç është pritur se do të jetë një ndeshje shumë e paqartë gjerë në fund, ashtu edhe ndodhi.

Hendbollistët e Dritës pjesën e parë e përmbyllën me rezultat 14-13, duke pasur një paraqitje solide sidomos në atë të mbrojtjes.

Uji Dea

Edhe në pjesën e dytë “bardh e kaltërtit”, ishin në epërsi gjerë në pesë minutat e fundit dhe ndeshjen e kishin në duart e tyre, por gabimet fillestare të hendbollistëve të Dritës ju kushtoi me humbje, mysafirët arrijnë të barazojnë në 25-25 dhe në tri sulmet në vazhdim arrin ta përfundojnë ndeshjen me rezultat 25-28, duke i shkaktuar disfatën e dytë në këtë edicion të garave skuadrës së Dritës.

Në radhët e Dritës ndër më të mirët ishin portieri Sylejmani, ndërsa golashënuesi më i mirë ishte Selmani me 8 gola të shënuar.

Drita pozicionohet në pozitën e 4 me 12 pikë.
Në javën e 9, hendbollistët e Dritës udhëtojnë në Gjakovë për tu takuar me Vëllaznimin./rajonipress/