Mobi Casa

Hendbollistët e Dritës mposhtin me lehtësi Llapin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, në praninë e rreth 600 shikuesve hendbollistët e Dritës me lojë brilante kanë mposhtur Llapin nga Podujeva me rezultat 42-39.

Hendbollistët e Dritës pjesën e parë e përmbyllën me rezultat 23-14, duke funksionuar të gjitha repartet e saja, të kënaqur me këtë rezultat në pjesën e dytë kryesisht u aktivizua formacioni i saj i dytë dhe këtë mysafirët e shfrytëzuan duke përmbyll ndeshjen me rezultat 42-39.

Në radhët e Dritës golashënuesi më i mirë ishte Gzim Misini i cili shënoi 16 gola, i ndihmuar nga Rinor Selmani me 11 gola.

Mobi Casa

Ndërsa tek mysafirët u dallua Abazi me 16 gola të shënuar.

Pas ndeshjes golashënuesi më i mirë i ndeshjes, Gzim Misini ka deklaruar.
“Ishte një lojë mjaft e mirë e bashkëlojtareve të mijë, ishte një motiv shtesë pasi kësaj radhe tifozët “Intelektualët”, krijuan atmosferë impozante me këtë fitore po forcohemi në kreun e tabelës së klasifikimit”.

Nga 12 ndeshje të zhvilluara Drita pozicionohet në pozitën e 3-të, me 18 pikë.
Në javën e 13-të, hendbollistët e Dritës në Vushtrri do të ballafaqohen me Samadrexhën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.