Fundamenti

Hendbollistet e Dritës me kryesi të re e trajner të ri

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – KH “Drita”, në konkurrencën e femrave, e cila garon në Superligën e Kosovës në hendboll, me mjaft optimizëm e presin kampionatin e ri 2018/19.

Në lokalet e këtij klubi është mbajtur Kuvendi i ri i punës, në të cilën janë përzgjedhë strukturat e reja organizative në klub.

Pas një pune të mbarë dhe transparente, kryetar i KH Drita është emëruar Muharrem Halimi, nënkryetar Ali Bajrami, sekretar është emëruar Avni Bllaca, ndërsa posti i trajnerit i është besuar trajnerit të mirënjohur, Rifat Shabani.

Kryetari i ri i KH Drita, Muharrem Halimi, menjëherë pas kuvendit zgjedhor ka bërë me dije se hendbollistet e Dritës do të kenë një ardhmëri më të mirë.

Uji Dea

“Është nder të jesh kryetar i një klubi me traditë në hendbollin Kosovar, Drita tani me decenie me radhë ka dhënë emra të mëdhenj në hendbollin femëror, ne që nga dita e parë do ti përvishemi punës për të mirën e klubit, jemi një grup të cilët do të japim gjithçka nga vetja për ngjyrat e klubit do të bëjmë të gjitha përgatitjet
për Kampionatin e ri dhe do ti riaktivizojmë të gjitha kategoritë në klub, lirisht mund të them se në klubin e Dritës tani e tutje do të fillon një punë profesionale dhe shpresoj se me strukturat e klubit së bashku do t’ja arrijmë qëllimin”, ka theksuar, kryetari Muharrem Halimi.

Për sekretarin e klubit, Avni Bllaca, vashat e Dritës në këtë stinor do të jenë befasia e kampionatit.
“Duke e parë gjendjen e hendbollit femëror në kushte të vështira materiale, së bashku me anëtarët e rinjë të klubit Drita kemi arritë të bëjmë një projekt afatgjatë për ngjyrat “bardh e kaltër” të klubit, tani e tutje secili individ do t`i merr përgjegjësit e veta dhe së bashku do t’ja arrijmë qëllimin që e kemi para vete duke ja rikthyer namin që dikur kishin hendbollistet e Dritës, kjo ka bërë që të rikthejmë edhe trajnerin e mirënjohur në hendbollin Kosovar, Rifat Shabani”, ka bërë të ditur Bllaca.

Kryesia e re i ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar gjerë më tani për KH Drita.
Hendbollistet e Dritës tani e një kohë të gjatë janë nën mëshirën e fatit, por vullneti ndaj klubit ka bërë që klubi mos të shuhet.

Shpresohet se me ardhjen e kryesisë së re në klub gjërat do të lëvizin për të mirën e vajzave të Dritës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.