ARKATANA

Hendbollistët e Dritës mbushin “akumulatorët” në Durrës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Hendbollistët e Dritës me shumë seriozitet të madh kanë filluar përgatitjet për edicionin e ri të garave 2017-2018, në Superligën e Kosovës në hendboll.

Ekspedita e Dritës, me mjaft sukses po përgatiten nga dy herë në ditë në qytetin bregdetar të Durrësit.
“Jemi shumë të përkushtuar që kampionatin ta presim të përgatitur, jemi duke ushtruar nga dy herë në ditë për të fituar forcën fizike, është një disponim i madh tek hendbollistët dhe shpresojmë se do t’ja dalim siq është më së miri”, ka bërë të ditur anëtari i kryesisë së KH Drita, Arbër Musliu.

FIDANISHTJA

Për kryetarin dhe Alfa Omegën e klubit, Luan Sllamniku, edicionin e ri do ta presin më optimist se të gjitha edicionet e kaluara.
“Do të jetë një edicion i gjatë dhe i vështirë, ne si asnjëherë më parë do të jemi të përgatitur do të jemi befasia e Superligës së Kosovës, këtë e meriton qyteti dhe klubi jonë, atmosfera është jashtëzakonisht e mirë në klub dhe shpresojmë se skuadrën do ta përforcojmë me 2-3 hendbollist cilësor”.

Hendbollistët e Dritës do të qëndrojnë 6 ditë në qytetin bregdetar Shqiptar në Durrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.