Uji Dea

Hendbollistët e “Dritës”, kampion vjeshtor pa asnjë humbje në Ligën e Parë

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Hendbolli gjilanas dalëngadalë ka filluar të rikthej namin që e kishte dikur jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, edhe pse me vështirësi tejet të mëdha.

Në këtë klub gjithçka është në mënyrë vullnetare, duke filluar nga kryesia e klubit e gjerë tek hendbollistët e rinjë por të talentuar, të gjithë së bashku po japin një kontribut të jashtëzakonshëm.

Në kampionatin 2022/23, “bardhekaltërtit” e Dritës, janë shpallur kampion vjeshtor ku nga 7 ndeshjet e zhvilluara kanë arritur po aq fitore duke grumbulluar 14 pikë të plota e ndjekur nga Samadrexha e cila ka dy pikë më pak.

Kryesia e këtij klubi më një angazhim të pa-shoq të vullnetit të mire, ka arritë të mobilizohet me të gjitha kapacitetet e saja që sa më shpejt të rikthehet në Superligën e Kosovës.

“Vështirësitë janë tejet të mëdha, kemi arritë që në mesin e klubit të formojmë hendbollist shumë të talentuar të cilët po mbrojnë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës në kategori të ndryshme. Në fazën e parë të garave kemi arritë të shpallemi kampion vjeshtor pa asnjë humbje, dhe meritë e gjithë këtij suksesi janë
hendbollistët që po japin gjithçka nga vetja për ngjyrat e klubit dhe për këtë ju jam falënderues secilit hendbollist të cilët po tregojnë angazhim dhe kulturë sportive”, ka bërë të ditur kryetari i KH Drita, Arsim Halimi.

Mobi Casa

Njeriu i parë i klubit të Dritës, Halimi, ka njoftuar se klubi qëndron me mjete financiare jashtëzakonisht dobët ku mundet të ketë edhe pasoja gjerë në fund të kampionatit.
“Ne si klub jemi në pikën zero,nuk kemi kurrfarë ndihme nga askush, të vetmen ndihmë një herë në vit e kemi nga komuna e cila nuk i mbulon kërkesat tona as për ti zhvilluar katër ndeshje, pra na mungon gjithçka dhe është mëkat i madh që këta talent të mbesin në gjysmë të rrugës dhe djersa e tyre të shkojë dëm”, thekson Halimi.

Kryetari i KH “Drita”, Arsim Halimi, ka bërë një thirrje publike të gjithë afaristëve e bizneseve të Gjilanit që ti dalin në ndihmë këtij klubi me traditë por edhe këtyre hendbollistëve të rinjë e të talentuar.

KH Drita nga 7 ndeshje të zhvilluara ka po aq fitore me 14 pikë, duke shënuar255 gola ndërsa ka pranuar 186./rajonipress/