FITORJA

Hendbollistet e Dritës drejt stabilizimit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Me ardhjen e kryesisë së re, në radhët e KH Drita në konkurrencën e femrave, çdo ditë e më shumë po stabilizohen duke pretenduar se shumë shpejt vashat e Dritës do të rikthejnë namin që dikur kishin në hendbollin e Kosovës.

I gjithë ky optimizëm është shtuar pas ardhjes së kryesisë së re, e cila është duke bërë përpjekje që ti rikthehet dinjiteti skuadrës.

Edhe pse do të jetë mjaft vështirë kryetari i KH Drita, Muharrem Halimi, me stafin e tij janë mjaft optimist.
“Tani e një kohë të shkurt jemi në radhët e këtij klubi, kemi përzgjedhë tërë stafin punues secili i ka obligimet e vet, do të jetë mjaft vështirë por organizimi dhe vullnetin të cilin e kemi do t’ja dalim pasiqë hendbolli femëror në Gjilan do të rikthehet në mënyrë triumfale dhe për këtë gjë jemi në rrugë të mbarë” është shprehur kryetari i KH Drita, Muharrem Halimi.

Eco Higjiena

Halimi ka bërë të ditur se disa dashamirë menjëherë janë ofruar për ta ndihmuar klubin.
“Me ardhjen tonë në klub disa Kompani nga qyteti menjëherë kanë filluar të na ndihmojnë, siç është Compania Enrad e cila na ka ndihmuar me fanela dhe trenerka, poashtu edhe Kompania Dea na ka ofruar falas ujin për nevojat e skuadrës, shpresoj se edhe shumë Kompania do të na bashkëngjiten për të mirën e klubit dhe vajzave që kampionatin ta fillojmë ma të qeta”.

Hendbollistet e Dritës ndeshjen e parë janë mysafire në Gjakovë ku do të ballafaqohen me Shqiponjën me 22 shtator.

Siç bënë të ditur kryetari Halimi, tani për tani skuadra numëron 25 hendbolliste në mesin e tyre mjaft të talentuara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.