Mobi Casa

Helvetas-i dhe Vitia me marrëveshje të re për mundësi të punësimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Me qëllim të përmirësimit të të ardhurave dhe mundësive të punësimit të të rinjve, në veçanti grave dhe pakicave, si dhe ekonomive familjare, është nënshkruar sot një memorandum i mirëkuptimit mes Komunës së Vitisë dhe përfaqësuesve të projektit Aftësitë për Punësim Rural (S4RE), i menaxhuar dhe financuar nga Helvetas Swiss Intercooperation.

Si qëllim i këtij memorandumi është përcaktimi i temave dhe kushteve të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet projektit S4RE dhe komunës së Vitisë, në mënyrë që të arrihet objektivi i përmirësimit të të ardhurave dhe mundësive të punësimit për përfituesit e synuar.

Duke u bazuar në përvojat dhe mësimet e nxjerra nga faza e parë, projekti do të kërkojë bartjen e njohurive dhe përvojën e modeleve të suksesshme të trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve.

Mobi Casa

Ndërhyrja e projektit S4RE do të kontribuojë në funksionalizimin e organit lokal të të rinjve siç është Këshilli i Veprimit Rinor Lokal ose Pallati i Rinisë, si dhe do të mbështes funksionalizimin e grupit Lokal të Veprimit për të arritur funksionimin e qëndrueshëm të shërbimeve për integrimin e prodhuesve të vegjël në zinxhirin e furnizimit dhe më pas përmirësimin e të ardhurave për familjet.

Ky memorandum i mirëkuptimit që do të jetë i vlefshëm në tri vitet e ardhshme, u nënshkrua mes kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe menaxherit të projektit S4RE Luan Hoti./rajonipress/