ARKATANA

Helmimi nga ushqimi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Helmimi nga ushqimet shndërrohet thuajse në një problem të zakonshëm gjatë sezonit të verës, edhe pse përgjatë viteve të fundit vihet re një ulje e ndjeshme e sëmundjeve toksiko-infektive.

Epidemitë nga uji janë më të rralla, ndërsa rrezik mbeten ushqimet që ruhen në frigorifer apo vendet ku gatuhet në mënyrë kolektive dhe për shumë persona.

Edhe pse nisin me simptoma krejt të zakonshme, sëmundjet toksikologjike dhe infektive mund të çojnë deri në humbje jete, në rastet kur nuk trajtohen me seriozitetin e duhur. Helmimet ushqimore në verë shënohen kryesisht si pasojë e temperaturave të larta, të cilat rëndom sjellin edhe dehidratimin e trupit.

Mobi Casa

Personi që ka probleme të tilla ankohet se ka të vjella, heqje barku dhe rritje të temperaturës trupore. Por çfarë rekomandojnë mjekët në raste të tilla? Konsumimi i sa më shumë lëngjeve, të cilat bënë shpëlarjen e trupit të sëmurit, si dhe eliminimi i ushqimeve të thata për 4-6 orë.

Kujdesi më i madh duhet të tregohet në restorantet e peshkut si dhe në fast-food-e, ku helmimi nga ushqimi ndodh dyfish më shumë se në ambiente të tjera kulinarie. Ajo që duhet të bëjë secili prej nesh? Të lajë me ujë të bollshëm ushqimet dhe të konsumojë produkte sa më të freskëta gjatë stinës së verës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.