‘Hello’ pritet të jetë kënga më e shitur e 2015
Kënga e Adeles “Hello” nga albumi i saj i tretë “25”, ka arritur tashmë shifrat 165.000.
Rikthimi i këngëtares bëri një shpërthim në internet të premten më 23 tetor. Videoja tashmë ka 107 milionë klikime në YouTube, 27 milionë nga të cilat kanë ndodhur në ditën e parë të plasimit, kështu duke thyer të gjitha rekordet ekzistuese.
Martin Talbot, drejtor i Official Charts Company, ka thënë: “Kjo është një sfidë e madhe për çdo artist që kthehet pas një kohe, por Adele arriti kulmin me një këngë. Ajo tashmë duket se do të jetë mbretëresha e vitit. ”
Albumi ”25” i Adeles do lansohet më 20 nëntor./Zeri/


