GRANDEMALL

Hellbach: Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Christian Hellbach, drejtorin për Evropë Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe për mundësinë e intensifikimit të tyre. Presidenti ka falënderuar drejtorin Hellbach për mbështetjen gjermane, jo vetëm në Politikën e Jashtme, por edhe përmes mbështetjes financiare në sektorë të ndryshëm.

Ai ka thënë se Gjermania mbetet një partner shumë i rëndeshim i Kosovës drejt rrugës euroatlantike. Presidenti Thaçi e ka informuar atë për ndryshimet që kanë filluar të bëhen në amendamentin e Kodit Penal që të konsolidojmë edhe më tutje sundimin e ligjit në Kosovë.

Mobi Casa

Nga ana tjetër, Christian Hellbach, drejtori për Evrope Juglindore në Ministrisë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.

Në këtë takim është folur edhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, por edhe dialogun e brendshëm ndërmjet institucioneve dhe komunitetit serb.

Presidenti Thaçi, po ashtu ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë muajt e fundit kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në parandalimin e pjesëmarrjes së të rinjve në zonat e luftës, si dhe në parandalimin e një sulmi terrorist.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.