Heldt: Sa vonohet Demarkacioni, aq vonohen vizat
Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka porositur drejtuesit e institucioneve kosovare që sa më shpejt ta përmbyllin Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, si dhe ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo pasi që, sipas tij, sa më shumë vonohet ratifikimi i Marrëveshjes së Kufirit, aq do të vonohet edhe liberalizimi i vizave me BE-në, transmeton zeri.info.
Qeveria e re si dhe shumica e re parlamentare duhet sa më shpejt ta përmbyllin çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, pasi që një gjë është e sigurt: Sa më shumë zvarritet ratifikimi i Marrëveshjes, aq gjatë do të duhet të presin qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE-në), transmeton zeri.info.
Kështu ka deklaruar ambasadori i ri gjerman në Kosovë, Christian Heldt, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, duke shtuar se njëkohësisht duhet vazhduar edhe lufta ndaj korrupsionit, pasi që, siç ka thënë ai, ofrimi i dëshmive për luftimin e kësaj dukurie negative është po ashtu një kriter i hapur për liberalizimin e vizave, transmeton zeri.info.
Diplomati i ri gjerman gjatë intervistës së parë për një medie në Kosovë ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku ka deklaruar se ky i fundit duhet të formohet në përputhje me ligjet e vendit, pasi që ky hap, siç thotë ai, do të duhej ta mundësonte një integrim më të mirë brenda Kosovës, transmeton zeri.info.


