UBT

Heldt: Ndarja e Kosovës destabilizon rajonin dhe më gjerë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka theksuar se ndarja e Kosovës do të krijonte potencial për efekt destabilizues në rajon dhe më gjerë, prandaj shteti i tij është kategorikisht kundër ndarjes.

Gjermania është kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës, pasi që beson se ndryshimet e kufijve nuk do të çonin në një zgjidhje të qëndrueshme mes dy vendeve.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Christian Heldt, duke shtuar se ndarja e Kosovës do të krijonte potencial për efekt destabilizues në rajon dhe më gjerë.

UBT

“Mua nuk ka mundur askush të më japë përgjigje bindëse në pyetjen se cilat probleme do t’i zgjidhte një ndarje e tillë. Mos vallë do të sillte ndonjë lloj përmirësimi për shumicën e serbëve të Kosovës, të cilët jetojnë në jug të Ibrit? A do ta përmirësonte situatën e qendrave historike dhe fetare, siç janë manastiret ortodokse serbe? A mos do ta fuqizonte përfaqësimin e komunitetit serb brenda shoqërisë kosovare? Jo!”, është shprehur i prerë i pari i Gjermanisë në Kosovë.

Sipas tij, në vend të ndarjes së Kosovës qëllimi do të duhej të ishte përqendrimi te kushtet jetësore të popullatës serbe në përgjithësi në Kosovë dhe jo vetëm të disa qarqeve, siç thotë ai, të privilegjuara.

Ambasadori Heldt gjatë kësaj interviste për “Zërin” i ka konsideruar si të tmerrshme sulmet ndaj grupeve të pelegrinëve ortodoksë serbë dhe gjuajtjet me granata dore ndaj shtëpive të pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.