Hidromorava

Hekuran Murati thotë se ekonomia e Kosovës ka rikuperuar thuajse plotësisht humbjet e shkaktuara nga pandemia

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për gjendjen ekonomike, referuar situatës nëpër të cilën kaloi Kosova si shtet pas goditjes nga pandemia.

Murati u shpreh se bazuar në analizat e bëra, vlera e rritjes ekonomike rezulton ndjeshëm më e lartë sesa pritjet e tyre fillestare.”Ne sot para jush si qeveri, paraqesim projektligjin e ndarjeve buxhetore për 2022. Sa i përket vitit që po e lëmë pas, ne si qeveri kemi përcjellur me kujdes treguesit kryesorë ekonomikë, përgjatë periudhës janar/shtator të këtij viti”.

Uji Dea

”Dhe sipas të dhënave të publikuara nga ASK, brutoprodukti vendor gjatë gjysmës së parë të vitit 2021, ka shënuar një rritje mesatare prej 10.5%”.”Kjo rritje është në linjë me pritjet tona për rimëkëmbje të theksuar ekonomike pas lehtësimit të masave kufizuese të ndërmarra në kuadër të pandemisë COVID-19, dhe reflekton efektin bazë të rënies së ndjeshme në tremujorin e dytë në vitin e kaluar dhe intenzitetin e faktorëve që kanë ushqyer rritjen në gjysmën e parë të vitit 2021”.”Megjithatë magnituda e rritjes ekonomike ka rezultuar ndjeshëm më e lartë sesa pritjet fillestare”.”Rritja e deritashme konfirmon se ekonomia e Kosovës ka rikuperuar pothuajse plotësisht humbjet e shkaktuara nga pandemia në aktivitetin ekonomik”.”Sipas vlerësimeve tona më të fundit, ekonomia e Kosovës gjatë vitit aktual pritet të rritet në mënyrë dyshifrore pra në 10% në terma real, ndërsa 12.2% në terma nominal, duke lënë pas recesionin ekonomik të vitit të kaluar”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.