HW

Hekuran Murati sërish nuk merr votat e duhura për kryeparlamentar – dështon për herë të dytë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në seancën e 57-të për të bërë një tjetër përpjekje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kjo është përpjekja e tretë që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton që kandidatët mund të hidhen në votim vetëm deri në tre herë dhe se votimi duhet të jetë i hapur.

Lëvizja Vetëvendosje sot propozoi sërish si kandidat Hekuran Muratin për të dytën herë, i cili nga 106 deputetë të pranishëm mori vetëm 55 vota për, 46 kundër dhe 5 abstenime.

Uji Dea

Në seancat e kaluara LVV kishte propozuar Albulena Haxhiun, Donika Gërvallën. Asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash, duke mbetur në maksimum në 57 vota.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë ku përcaktohet që legjislativi i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat ky që përfundon më 18 shtator. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.