Heidi Lushtaku, sfilatë për “Hera” në Shkup
Modelistja shqiptare që jeton në Zvicër, Heidi Lushtaku u shfaq e mrekullueshme me fustane teksa mori pjesë në prezantimin e koleksionit të veshjeve të markës së njohur „Hera“ vjeshtë/dimër 2014-2015 në javën e modës në Shkup.
Paraqitja e Heidit në këtë sfilatë në Shkup vjen pas marrëveshjes së lidhur me firmën ndërkombëtare zvicerane të rrobave „Hera“
Shqiptarja do të prezantojë koleksionet e fundit të veshjeve të markës së njohur „Hera“ për 3 vjet, duke filluar nga 2014 deri 2016.
Heidi ekskluzivisht për albinfo.ch sjell nga Shkupi disa foto me veshjet e njohura „Hera“.
albinfo.ch


