RCCOLA

Heidi Lushtaku në kopertinën e magazinës “Dentastic”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bukuroshja nga pjesa frankofone e Zvicrës për herë të parë është shfaqur në ballinën e revistës së famshme zvicerane për dhëmbë “Dentastic”.

Heidi Lushtaku, shqiptarja me origjinë nga Kosova e cila po vazhdon garën për kurorën „Miss Zvicra 2013“, për një periudhë të shkurtër ka vazhduar me suksese të njëpasnjëshme edhe në botën e modelizmit.

Bukuroshja nga pjesa frankofone e Zvicrës për herë të parë është shfaqur në ballinën e revistës së famshme zvicerane për dhëmbë “Dentastic”, transmeton albinfo.ch.

Jo rastësisht është përzgjedhur Hedi të jetë në kopertinat e një magazine të këtillë me tirazh të madh dhe me ndikim në Zvicër.

Mobi Casa

22-vjeçarja përveç modelizimit po vazhdon shkollimin në Zvicër edhe si asistente e mjekut të dhëmbëve.

Nga java e ardhshme kur të del nga botimi edhe revista “Dentastic”, adhuruesit mund të votojnë për finalisten në kurorën „Miss Zvicra 2013“, Heidi Luishtaku.

Bukuroshja shqiptaro-zvicerane ka realizuar fotografi të tjera për shtëpinë e modës “Schild” .

Prej finalistëve të evenimentit “Mis Zvicra 2013”, përveç Heidit, shqiptare nga Kosova është edhe Dorina Podrimja.