ARKATANA

Heidi Lushtaku, konkurrencë George Clooney-t në Nespresso

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Me kontratën e posanënshkruar, Heidi është bërë protagoniste ose “ambasadore” e Nespresso-s për një vit.

Është një prej shqiptareve më të bukura, imazhi i së cilës përfaqësohet sot suksesshëm në botën ndërkombëtare të modës. ​Heidi Lushtaku, 24-vjeçarja me origjinë kosovare, ka prekur së fundi kulmin në karrierën e saj si modele. Shqiptarja e re nuk ka të ndalur me kontrata me kompani gjigante gjithandej, nëZvicër dhe jashtë saj.

Lushtaku kishte marrë këtyre ditëve një telefonatë nga Nespresso, kompani kjo pjesë e Nestle-s, koncernit më të madh botëror të industrisë ushqimore. Siç dihet, për kafenë e njohur nga kapsula “Nespresso” reklamon aktori i njohur Hollywoodit, George Clooney. Ndërsa me kontratën e posanënshkruar, Heidi është bërë protagoniste e Nespresso-s për një vit.

Ajo shumë shpejt do ta takojë edhe George Clooney-in, e ka bërë të ditur lajmin eksluzivisht për albinfo.ch 24-vjeçarja

ARKATANA

„Eshtë kontrata ndërkombëtare më e madhe që kam bërë deri tani”, thotë Heidi për albinfo.ch. „Jam krenare dhe nuk e kam pritur se do të më kontaktojnë nga Nespresso. Ajo që më bën shumë krenare është se Nespresso më ka përzgjedhur mua si ambasadore për reklamen e tyre për Nespresso Gourmet”, ka deklruar Heidi Lushtaku.

Ajo nuk e ka takuar ende George Clooney-n, por modelistja shqiptare është e ftuar në çdo event të Nespresso-s dhe shumë shepejt do ta takojë aktorin e njohur të Hollywoodit.

Heidi e ka nisur karrierën e modelingut prej moshës 13-vjeçare, por suksesi i saj shpërtheu menjëherë pas pjesëmarrjes në “Miss Zvicra 2013”

Aktualisht është njëra nga modelistet më të njohura në Zvicër, e cila ka kontrata disavjeçare me 10 firma të ndryshme zvicerane./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.