ARKATANA

Heidi Lushtaku e sfidon veten edhe në film

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Modelistja shqiptare që jeton në Zvicër, Heidi Lushtaku, e ka nisur karrierën e saj edhe si aktore në një projekt filmik, dhe atë në rolin kryesor.

Shqiptaro-zvicerania Heidi Lushtaku ka bërë të ditur për albinfo.ch se sapo kanë filluar xhirimet e këtij filmi në Zvicër. Projekti është produksion zviceran. Rolin e kishte fituar Lushtaku nga kontakti që kishte me producentin dhe aktorin zviceran, Cedric Magnin, me të cilin Lushtaku bashkëpunon qe katër vjet.

Ajo nuk dëshiron të bëjë publike detajet e tjera për emrin dhe tematikën e filmit, por thotë se xhirimet do të vazhdojnë në vende të tjera.

Bukuroshja shqiptare tashmë me famë ka arritur të sfidojë vetën edhe si këngëtare profesioniste.

UBT

Ajo së fundi ka publikuar këngën e parë me titull “Put it up”.

Heidi ishte finaliste e “Miss Zvicra 2013”, ndërsa përveç reklamave të shumta për firma të njohura në Zvicër dhe Francë, ajo për disa muaj punoi si modeliste edhe në Azi, duke reklamuar për kompani të ndryshme, ndër to edhe për kompaninë “Honda”.

Bukuroshja nga Kosova me profesion është dentiste, ndërkaq pos modelimit dhe këndimit, ajo do të vazhdojë karrierën edhe si aktore filmi.

Heidi ekskluzivisht për albinfo.ch sjell me disa foto atmosferën nga xhirimet e filmit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.