UBT

Hedhja e mbeturinave në rrugë dhe e inerteve, shqetësuese për qytetarët vitias

/ 2 minuta lexim

Viti – Hedhja e mbeturinave në rrugë dhe e inerteve është një nga problemet e vazhdueshme me të cilat përballen institucionet dhe qytetarët tanë. Banorët tregojnë se si rruga dhe vendi ku janë hedhur këto materiale ka qen shumë e pastër, shumë nga banorët kanë frekuentuar këtë rrugë, dhe janë shëtitur me familjarët e tyre.

EVSB, PK, dhe Institucionet Komunale të Vitisë, çdo herë kanë apeluar tek qytetarët për mos ndotje të ambientit, që të kemi një ambient sa më të pastër, por pavarësisht apelit për qytetarët që të mos zënë hapësirat, mos të hedhin mbeturina, ende një pjesë e tyre vijojnë që të mos tregohen të kujdesshëm duke hedhur mbeturina, materiale të ngurta s`kaj rrugës pa asnjë kujdes.

UBT

Siç mund t`i shihni edhe nga këto foto të realizuara në rrugën që vendasit e quajnë sokakë i Zajmit, te vendi i quajtur ura e drejes, 500, metra nga qyteza Pozheran, drejtimi fushor për Viti.
“Zënja e një hapësire” duke hedhur mbeturina, materiale të ngurta është një veprim jo vetëm i pa ligjshëm që cenon lëvizjen e të tjerëve, por edhe një veprim që sjell dhe kosto dhe angazhim ekstra për drejtorin përkatëse, apo kompaninë e kontraktuar.

EVSB, fton inspektoriatin Komunal, të merr masat e duhura, dhe personi i pa përgjegjshëm të vihet para drejtësisë, dhe të dënohet sipas ligjit në fuqi thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/