Hedhet shorti për Kupën e Kosovës në futboll
Gjilan – Sot në kryeqendrën e Kosovës në Prishtinë në praninë e zyrtarëve të FFK dhe delegatëve të klubeve është bërë tërheqja e shortit të rrethit të dytë Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.
Ndeshja më e spikatur do të jetë në mes Dritës dhe Hajvalisë, ndërsa skuadra e Gjilanit do të takohet më Tefik Qangën apo Besën e Pejës këtë do ta vendosin zyrtarët e FFK pasi që skuadra e Tefik Qangës ka paraqit ankesë tek zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës se në ballafaqim në mes Tefing Qangës dhe Besës një futbollist i Besës ka luajtur në këtë takim pa të drejt loje.
Drejtori i Gjilanit Agron Korqa lidhur me ecurinë e tërheqjes së shortit në zyret e FFK për rajonipress theksoi se patëm fat në këtë tërhjekje të shortit sepse skuadra jonë synon shumë në këtë edicion të Kupës së Kosovës por për ne çdo kundërshtar e çmojmë dhe e vlerësojmë.
Ndërsa menaxheri i Dritës Fisnik Kërqeli u shpreh se do të jetë një ndeshje shumë e mirë sepse Hajvalia është një skuadër e fortë, por kësaj radhe ne kemi synimet tona dhe lehtë nuk do të largohemi nga Kupa e Kosovës./rajonipress/


