Eko Higjiena

Hazirin e shqetëson vizita e Thaçit në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kreu i LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri në një konferencë për media ka akuzuar kreun e Qeverisë Hashim Thaçin për siç tha ai paradat e tija në Gjilan dhe tentimin për të blerë votat sërish në këtë qytet. Ata që e kanë dëmtuar LDK në vitin 2009 le të harrojnë se mund të përsërisin të njëjtin skenar. LDK-ja do të dali fituese dhe do të ndryshojë modelin qeverisës dhe komunikues në Gjilan tha Haziri.

Kreu i LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri e ka akuzuar Hashim Thaçin se me vizitën e tij të fundit ka hutuar qytetarët e Gjilanit meqë ai po bënë parada dhe po tenton të blejë sërish votat e PDK-së në këtë qytet. “Thaçi nuk guxon t`i politizojë zgjedhjet dhe me veprimet e tij nuk guxon t`i blejë votat në Gjilan. Nga ky këndvështrim për mua vizita e tij është shumë shqetësuese” u shpreh Haziri raporton rajonipress.

Haziri tha se Hashim Thaçi po bënë parada në Gjilan dhe me dinakëri ka ikur nga lumi Mirusha ku ishte pesë herë tjera dhe ka shkruar tek një qendër “Don Bosko” ku janë investimet e huaja. “Me këto sjellje ai po bënë padrejtësi në Gjilan dhe po e dëmton këtë qytet sikurse në vitin 2009. Porosia ime për Thaçin edhe eskortën e tij është që të largohet nga skenari i vitit 2009 kur LDK-së në përgjithësi ju vodhën votat. LDK nuk do të lejon që kjo sërish të ndodhë sepse jemi të interesuar ta stopojmë këtë qorrsokak ku ndodhet Gjilani dhe ta instalojmë një kulturë komunikimi dhe një qeverisje të ndershme e funksionale” tha Haziri.

Ndryshe Haziri këto komente i ka bërë gjatë prezantimit të 38 kandidatëve të LDK-së për këshilltar komunal.

Uji Dea

Haziri tha se LDK ka ofruar një listë reprezentative e cila realisht edhe është përfaqësim i qytetarëve të Gjilanit. “Me këtë listë të kandidatëve LDK do të jetë fitues e zgjedhjeve të nëntorit dhe ne jemi kujdesur që para gjilanasve të ofrojmë një program me buxhet stabil duke përfshirë këtu edhe shqiptarët e Luginës.

Haziri tha se LDK-ja do të nxjerr Gjilanin nga një qark i mbyllur dhe i vetë izoluar sepse kemi mbetur qytet i pa shpresë dhe i pa perspektivë.”Mendoj se besimi ndaj LDK do të reflektohet më 3 nëntor “.

Ndërsa Haziri duke komentuar kandidaturat e rivalëve të tij tha se realisht Hashim Thaçi mund ta shkarkojë Zenun Pajazitin ose edhe Qemajl Mustafën që për mua të dy skenarët janë të këqij.:”Mendoj se Thaçi e ka dëmtuar mjaft Gjilanin dhe është momenti i fundit që mos të përzihet në skenën politike gjilanase” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.