Haziri zyrtarizon marrëveshjen edhe me KDTP

Gjilan – Marrëveshja e radhës për bashkëqeverisje në Gjilan është nënshkruar sot mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike Turke të Kosovës. Këtë marrëveshje e nënshkruan kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri dhe ai i KDTP-së Kadir Husein.
LDK, duke u bazuar në vullnetin e mirë të përfaqësimit të komuniteteve do ta përkrahë anëtarin e Kuvendit Komunal të KDTP-së dhe të njëjtin do t’ia propozojë Kuvendit për postin e zëvendëskryesuesit të komuniteteve.
KDTP ofron mbështetje të plotë për realizmin e programit qeverisës të kryetarit të Komunës, zoti Lutfi Haziri.
Ndërkohë, kryetari Haziri ka konfirmuar se janë duke vazhduar bisedimet edhe me grupet tjera politike në Gjilan./rajonipress/