Hidromorava

Haziri zotohet se nxënësit e Shurdhanit do të jenë të parët që do të marrin shujta ditore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në shkollën “Bajram Curri” në fshatin Shurdhan ndër fshatrat e thella të Karadakut.

Haziri ka konfirmuar se nxënësit e Verbicës së Zhegocit dhe të fshatit Shurdhan do të jenë të parët, ku do të nis projekti për shujtat ditore.

“Nxënësit e fshatit Shurdhan dhe ata të Verbicës së Zhegocit nga gjysëmvjetori i ardhshëm do të kenë edhe shujtat ditore. Kjo shkollë moderne me kushtet dhe mirëmbajtje të jashtëzakonshme, është shembull i mirë se si duhet që krahas mësimit të ketë edhe kujdes për ambientin shkollor”, ka thënë kryetari Haziri.

HW

Haziri gjithashtu ka potencuar se kjo anë pas hapjes së pikës kufitare Kosovë-Maqedoni, do të jetë krejt ndryshe, sepse siç ka thënë ai qarkullimi i njerëzve dhe i mallërave e bënë më të frekuentushme këtë rrugë që e lidhë Gjilanin me Kumanovën.

“Me nxënësit e mrekullueshëm të fshatit Shurdhan, por edhe me pikën kufitare, Karadaku do të gjallërohet dhe potenciali turistik që ka kjo anë, do të shënoj zhvillim të hovshëm nga viti i ardhshëm”, ka thënë kryetari Haziri, derisa ndante dhuratat simbolike për fundvit për nxënësit e kësaj shkolle./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.