GRANDEMALL

Haziri: Zoti e merr atë që e do më së shumti

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sot, trupi i pajetë i Blendi Selmanit është varrosur në Varrezat e Qytetit në Gjilan e në varrimin e tij ka marrë pjesë një qytet i tërë. Kortezhi, të cilit nuk i shihej fundi është nisur nga shtëpia e të ndjerit në Lagjen “Deremahallë”, mu afër xhamisë dhe është varrosur në Varrezat e Qytetit në Gjilan.

Në një akademi përkujtimore, të mbajtur në Gjimnazin Natyror në Gjilan, nxënës e mësimdhënës të kësaj shkolle janë mbërthyer në vaj, teksa kujtonin shokun e tyre.

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, ka thënë se në një formë a një formë tjetër, të gjithë e kanë njohur Blendin, i cili sikurse të gjithë bashkëmoshatarët e tij luftoi për jetë, për mësim e për dije.

“Zoti e merr atë që e do më së shumti, andaj të gjithë duhet të bëhemi të durueshëm. Kjo është një dhembje shumë e madhe për juve – shoqërinë e tij, për nxënësit në përgjithësi, por edhe për gjithë qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë”, ka thënë Haziri, që ka shtuar se nga dita e sotme, Blendi do të jetë me ne, por në një formë tjetër.

FITORJA

Ndërsa, Nazmi Musa, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, ka thënë se jeta e Blendit u mbyll në një ditë të shenjtë, kurse java e ekskursionit u shndërrua në ditë dhembje e pikëllimi dhe që nga sot gjimnazi është me një shok me pak e me një dhimbje më të madhe.

Bekim Mustafa, ushtrues detyre i drejtorit të Gjimnazit Natyror, ka theksuar se kjo ndarje me Blendin është e dhimbshme, ngase do të duhej që bashkë me të, të rrugëtonim në nxënien e dijes. “Po na mbyt kjo ndarje, por duhet të mbështesim njëri-tjetrin, ngase Blendi ishte shembull i mirë, i cili do të na udhëheq në nxënien e dijeve të reja dhe ai gjithmonë do të mbetet nxënës i yni”.

Në emër të nxënësve të Gjimnazit Natyror, të cilët në gjoks po mbanin nga një fotografi të Blend Selmanit e fundit është ndarë Erblina Xhemshiti, shoqe e gjeneratës, e cila duke rikujtuar kohën që kaluan me Blendin, tha se tri vite bashkë ishin sa një jetë e tërë. “Ai do të jetë me ne e do të jetojë në kujtimin tonë dhe atij sot i themi vetëm mirupafshim dhe jo lamtumirë”, ka thënë Erblina. Xhaxhai i të ndjerit, me lot në sy ka thënë se ishin krenarë që patën një djalë si Blendi, kurse ka uruar që biri i tyre të jetë i fundit që pëson në një mënyrë të tillë.

Ndryshe, Blend Selmani, tragjikisht ka humbur jetën në Shqipëri, duke rënë nga katet e sipërme të një ndërtese në kompleksin ku po qëndronin maturantët e Gjimnazit Natyror të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.