Hidromorava

Haziri: Zero tolerancë ndaj zhurmës së kafiterive në qytet

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, kanë takuar sot përfaqësuesit e kafiterive në Gjilan për t’i njoftuar lidhur me ankesat e shumta nga qytetarët që janë adresuar drejt Komunës së Gjilanit dhe veprimeve që do të ndërmerren në zbatim të ligjit.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka thënë se toleranca për zhurmën në qytet që lëshohet nga muzika e kafiterive apo e ahengjeve familjare me ton shumë të lart do të jetë zero.

“Zero tolerancë ndaj zhurmës në qytet. Mjetet ndëshkuese për të gjithë ata që nuk e respektojnë ligjin për zhurmat do të jenë e njëjta. Nga sot e tutje jeni të njoftuar të gjithë, që për këtë qëllim nuk diskutohet më fare, por vetëm do të veprohet konform ligjit përmes inspektorëve të Komunës së Gjilanit, të mbështetur edhe nga Policia e Kosovës. Nuk do të ketë dallime për biznese, qytetarë, ahengje familjare apo organizime tjera, ligji është i njëjtë për të gjithë, atëherë ta zbatojmë atë. Në të njëjtën kohë u bëjë me dije se mjetet e muzikës, (radio, zmadhues të zërit DJ etj), të cilët nuk i zbatojnë kriteret dhe limitet e fuqisë së zërit do të konfiskohen”, tha kryetari Haziri, duke i njoftuar se kjo vlen poashtu me zero tolerancë edhe ndaj përdorimit të duhanit në hapësirat e ndaluara.

Mobi Casa

Haziri ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit do të ofroj hapësirat publike, për parkingun e veturave falas vetëm për të krijuar mundësi dhe kushte komode për qytetarë dhe mundësi më të mëdha për bizneset, gjithashtu do të bëhet edhe ulja e normës së taksave për hapësirat publike të cilat janë dhënë në shfrytëzim për kafiteritë si biznese.

Ndërsa, nga ana e tij, komandanti i Policisë së Kosovës në Gjilan, Remzi Azemi, ka thënë se policia do të jetë me patrullime të rregullta dhe të shtuara nëpër qytetin e Gjilanit në mënyrë që të ofroj siguri më të madhe për qytetarët e Gjilanit, por zyrtarët policor do të asistojnë edhe sa i përket iniciativave në zbatim të ligjit, nga ana e Komunës së Gjilanit, respektivisht inspeksionit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.