Haziri zbulon bustet e patriotëve, Reshat Ymeri, Xhavit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Halim Orana e Esat Berisha

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në vigjilje të 105-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë sot zbulimin e busteve të patriotëve, Reshat Ymeri, Xhavit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Halim Orana e Esat Berisha, të cilët janë vendosur në qendër të Gjilanit.

Haziri me këtë rast ka thënë se vendosja e këtyre busteve nga ana e Komunës është bërë për të shprehur nderimin dhe respektin për kontributin e jashtëzakonshëm të këtyre patriotëve, të cilët janë sakrifikuar për lirinë e shqiptarëve.

Fundamenti

Përndryshe, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe familjet e patriotëve, Reshat Ymeri, Xhavit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Halim Orana e Esat Berisha, të cilët e kanë falënderuar kryetarin Haziri për vendosjen e busteve në vendet meritore./rajonipress/